I riu përdhunon 26-vjeçaren, arrestohet nga policia

Shqipëria

I riu përdhunon 26-vjeçaren, arrestohet nga policia

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Policia e Tiranës arrestoi një ditë më parë një të ri pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën Kamzës në Tiranë, ku efektikët e komisariatit nr.5 u njoftuan se 31-vjeçari me inicialet A.Sh përdhunoi një të re.

Ata kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë në pranga 31-vjeçarin, i cili tashmë duhet të përgjigjet për akuzën e rëndë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 31 vjeç, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare”, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat