Policia kontrolle në disa akse rrugore në Tiranë

Shqipëria

Policia kontrolle në disa akse rrugore në Tiranë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet dhe të dhënat si rezultat i kontrolleve e monitorimit që i është bërë me radar rrugëve interurbane në hyrje dhe dalje të Tiranës përgjatë 5 ditëve të fundit.

Blutë bëjnë me dije se gjatë këtyre pesë netëve të fundit janë monitoruar me radar konkretisht akset në Vorë, tek Tegu, Bërzhitë dhe në Ibë ku janë konstatuar mjete që lëvizin me shpejtësi deri në 155 km/h si dhe drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon.

TE DHENAT E POLICISE

➡️ Si rezultat i monitorimit janë konstatuar 38 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 133 km/h deri ne 155 km/h.

➡️ Gjithashtu u konstatuan dhe 75 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative me nga 6.000 lekë secili.

➡️ Ndërkohë nga monitorimi me dragera gjatë 5 netëve janë konstatuar 68 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.27 mg/l si dhe 45 drejtues mjetesh në masën nga 0.32mg/l deri në 0.45 mg/l.

➡️ Po gjatë kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 12 drejtues mjetesh , nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos abuzojnë me shpejtësinë pasi në të gjitha akset nacionale të vendit ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Policisë me makina të paloguara të pajisura me kamera e aparat fotografikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat