​Konfiskohen më shumë se 1 kg kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Shqipëria

​Konfiskohen më shumë se 1 kg kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Policia në Shqipëri ka realizuar mbrëmë një operacion ku ka arrestuar një 41 vjeçar dhe një tjetër është në kërkim, pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Sarandës.

Policia njofton se janë konfiskuar 1 kg e 255 gram kokainë, 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa automjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Romeo Laze, 41 vjeç dhe u shpallë në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, janë grumbulluar informacione në rrugë operative, se të dy këta shtetas kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr.4, Sarandë, për përpunimin e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” dhe e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandë dhe Ksamilit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit të shtetasit Romeo Laze, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material, doza me lëndë të dyshuar kokainë. Në vijim të kontrolleve të ushtruara në banesat, automjetet dhe motomjetet që këta dy shtetas përdornin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 255 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, 1 armë gjahu dhe muncionon luftarak”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat