Berisha në Shkodër, salla mbushet plot gjysmë ore para takimit, Topalli dërgon vajzën përfaqësuese

Shqipëria

Berisha në Shkodër, salla mbushet plot gjysmë ore para takimit, Topalli dërgon vajzën përfaqësuese

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:09
Pamje nga tubimi

Salla e kinema "Milenium" në Shkodër ishte plot këtë pasdite vonë. Arsyeja jo për të parë ndonjë prodhim të fundit kinematografik por për takim elektoral.

Ish-kryeministri Sali Berisha takon sot anëtarësinë e PD-së, por salla u mbush me mbështetës gjysmë ore para orarit zyrtar, 18:00.

Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet në video, të pranishëm janë deputetët Flamur Noka, Gent Strazimiri, ish-deputeti Klevis Balliu, nënkryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, Sekretari Aleksandër Marleci, ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti në 2017, Lorenc Luka, anëtarë të kryesisë së PD.

Në takim ra në sy edhe vajza e Jozefina Topallit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat