Arben Ahmetaj shtrembëron raportin e Bankës Botërore

Shqipëria

Arben Ahmetaj shtrembëron raportin e Bankës Botërore

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:22
Arben Ahmetaj

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se sipas Bankës Botërore:

“Shqipëria me rritjen më të madhe në rajon. Ne kemi rimarrë vendet e punës. Duhet të festojmë rikthimin e vendeve të punës”.

Në të vërtetë, sipas raporti të Bankës Botërore, për konkurueshmërinë dhe pandeminë e Covid-19, të botuar të mërkurën:

-Tregu i punës nuk është rikuperuar ende. Shifrat e punësimit vazhdojnë të mbeten të poshtë shifrave të vitit 2019.

-Ende ka një deficit prej rreth 35 mijë vendeve të punës në krahasim me tremujorin e dytë të 2019.

-Borxhi publik do të rritet në 78% të PBB-së.

-Deri në fund të vitit 2021 shkalla e varfërisë mund të jetë 0.9 pikë përqindje nën vlerën e saj të parashikuar për vitin 2019.

-PBB -ja ra me 4 përqind dhe qeveria krijoi borxh publik shtesë për të zbutur humbjet ekonomike përmes rritjes së shpenzimeve.

-PBB -ja parashikohet të rritet me 7.2 përqind, pas heqjes së hekufizimeve dhe nisjes së aktivitetit ndërtimor, përfshirë rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat