20 vjeçari humb kontrollin, shkakton aksident

Shqipëria

20 vjeçari humb kontrollin, shkakton aksident

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 11:41
Foto Ilustrim

Një aksident u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 09:55, në Krastë.

Shtetasi K. D., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat