Dhunon gruan, arrestohet 61-vjeçari/ Vëllai dhe nipi i saj marrin hak dhe e rrahin

Shqipëria

Dhunon gruan, arrestohet 61-vjeçari/ Vëllai dhe nipi i saj marrin hak dhe e rrahin

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, forcat e komisariatit numër 5 pasi ka dhunuar bashkëshorten. Teksa kunati dhe djali i tij janë shpallur në kërkim pasi e kanë goditur. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R., 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. 

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç (babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç (kunati i tyre).

Një tjetër burrë dhunues u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4. Shtetasi M. S. (D), 33 vjeç, i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur ne tentativë u arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit me iniciale O. Z., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat