Autobusi përplaset me furgonin në aksin Qafë-Thanë-Librazhd, ndërron jetë 60-vjeçari, plagosen 4 pasagjerë

Shqipëria

Autobusi përplaset me furgonin në aksin Qafë-Thanë-Librazhd, ndërron jetë 60-vjeçari, plagosen 4 pasagjerë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se në vendin e quajtur ‘guroja’ një autobus është përplasur me një mjet tip furgon, dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi i furgonit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër pasagjerë që udhëtonin me autobusin dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat