Përmet/ Gjendet trupi i pajetë i një të moshuare në lumin Vjosë

Shqipëria

Përmet/ Gjendet trupi i pajetë i një të moshuare në lumin Vjosë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një 67-vjeçare është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes në lumin e Vjosës në Përmet.

Policia njofton se ka marrë një telefonatë për trupin e pajetë në zonën e i “Ish Parkut”.

Shtetësja e identifikuar si R.SH nuk ka shenja të dukshme dhune, ndërsa nuk dihet nëse kanë qenë shkaqe natyrore që çuan në vdekjen e saj apo kemi të bëjmë me një vrasje me dashje.

Në zonë ndodhet policia dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat