“Më kanë shkatërruar portën e banesës”, 41-vjeçarja denoncon: Ka ndodhur në mënyrë të përsëritur

Shqipëria

“Më kanë shkatërruar portën e banesës”, 41-vjeçarja denoncon: Ka ndodhur në mënyrë të përsëritur

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një 41 vjeçare në Tiranë ka bërë denoncim se 5 ditë më parë disa persona ende të paidentifikuar i kanë sulmuar portën e jashtme të shtëpisë.

Në kallëzimin e saj ajo është shprehur se kjo ngjarje është përsëritur.

Ndërkohë menjëherë pas denoncimit, prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje për të hetuar se cilët janë personat që sipas denoncimit që ka bërë 41-vjeçarja, me sende të forta i kanë goditur dhe dëmtuar portën e jashtme të banesës së saj.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.3, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi shtetasja R. P, 41 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 28.10.2021, persona të paidentifkuar, i kanë shkaktuar dëmtime, dyshohet me sende të forta në portën e jashtme të banesës së saj, me adresë në rrugën “Kastriotet”, Tiranë, ngjarje kjo sipas kallzueses e përsëritur në kohë të ndryshme. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të ngjarjes”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat