Ish-kandidatja për deputete i ankohet Berishës

Shqipëria

Ish-kandidatja për deputete i ankohet Berishës

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:32
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në Lushnje në “Foltoren” e radhës ku u prezantoi demokratëve nismën e tij dhe dëgjoi shqetësimet e tyre. “Shqipëria po na pret ne ta nxjerrim nga gropa” tha ai. Lulzim Bashës i tha se “vrapoi si tinëzar pas karriges së tij se kishte frikë se mos i merrnin partinë”.

Edi Ramën e paralajmëroi. “Ja tregojmë ne, koha na thërret të bashkohemi”. Akuza kishte edhe për ministrinë e Mbrojtjes. “Na qenka në Bërzhitë një muze 6 mln euro për ushtrinë, një garë e çmendur si të vjedhin”. Për ish-kryetarin e bashkisë Fatos Tushe theksoi se bënë mirë që e arrestuan, por shtoi se ka të tjerë që vjedhin më shumë.

“E dënuan dhe mirë janë bërë kryebashkiakut, për një tender 2-300 mijë euro, por në krahasim me ato që vjedhin ministrat, ju jap fjalën e nderit se ato nuk janë më shumë se kafe e mëngjesit. Nuk dua ti dal zot atij, por vjedhjet e tyre, zinxhiri i vjedhjeve të tyre nuk ka fund”.

Nevila Bami, ish-kandidate për deputete e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2009 i tha Sali Berishës se Lushnja asnjëherë nuk është vlerësuar nga qeverisja e djathtë. “Lushnjarët nuk kanë marrë asnjëherë atë që kanë merituar. Në qarkun e Fierit ka qenë dega që i ka dhuruar më vota PD-së, por asnjëherë nuk jemi vlerësuar. 

Nën petkun e të deleguarve, u kemi hapur derën e partisë shumë personave, ne nuk e bëjmë këtë pse jemi frikacakë, se ndonjëherë na thonë se kemi frikë edhe nga lepuri, por në fakt ne jemi njerëz me aq shumë vlera sa u kemi hapur derën gjithkujt, por kanë ardhur na kanë dhënë leksione duke na bërë të dukemi të pavlerë. 

Ju duhet të pyesni veten sa nga këta demokratë janë prekur dhe lënduar se nuk kanë marrë atë që kanë merituar” tha Bami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat