Basha: Vetingu i politikanëve shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Shqipëria

Basha: Vetingu i politikanëve shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:32
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha këmbëngul në nismën e depozituar tashmë në Kuvend për vetingun në politikë, pasi sipas tij, kjo e shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit, duke ndëshkuar politikanët e korruptuar dhe duke kthyer pushtetin tek qytetarët.

Kreu i PD shprehet se vetingu është një domosdoshmëri për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve.

“Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë”, shkruan Basha.

Komentet ai i bëri përmes një postimi në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat