Grida Duma: Të zhduket kulti i individit, Kuvendi i 18 Dhjetorit shënon fatin e partisë

Shqipëria

Grida Duma: Të zhduket kulti i individit, Kuvendi i 18 Dhjetorit shënon fatin e partisë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 21:32
Grida Duma: Të zhduket kulti i individit, Kuvendi i 18 Dhjetorit shënon fatin e partisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike se ka ardhur koha që të zhduket kulti i individit. Ajo është shprehur se Kuvendi i datës 18 dhjetor i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha duhet të jetë reflektim i vërtetë.

Po propozoni sot datën 18 për Kuvend, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj te veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet më të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur çfarë do populli bën partia është bërë e çfarë do partia, bën populli.

A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës. Mbaj mend që në 2013 Sali Berisha tha kam dhënë dorëheqjen nuk kthehem kurrë. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, e një individi apo jo, kjo mbetet retorike.

Ajo që di mirë është që zhduket kulti i individit. Ky kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtetë, jo një ndjesë hipokrite me problemet tona. Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë. Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja përfaqësimet. Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara dhe meritokracia”.

E vlerësoj shumë secilin që ka thënë mendimin e vet pro apo kundër. Vlerësoj këdo që ka një qëndrim. Nuk kam asnjë respekt për ata që bëjnë gjoja asnjëanësin dhe të heshturin e të mendojë që do të përfitojë një ditë nga ky qëndrim. Flisni për bashkime. Nuk ka bashkime pa kohezion. Bashkime me forcë me imponim. Këto bashkime e kanë çuar këtu këtë parti. Pa kohezion e pa besime të brendshme se kështu është bërë deri sot”, ka deklaruar Duma. m.v/Abcnews.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat