Orikum, të shtëna me armë zjarri pranë portit të jahteve

Shqipëria

Orikum, të shtëna me armë zjarri pranë portit të jahteve

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Një Konflikt në afërsi të Portit të Jahteve ka ndodhur këtë mbrëmje në Orikum të Vlorës. Dy persona dyshohet se janë konflikuar mes njëri tjetrit pas debateve te cilat besohet se kanë nisur ditë më parë. Njërri prej tyre ka mbetur i plagosur me plagë në kokë dhe është trasportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se është goditur me qytën e pistoletës. Dyshohet të jetë qëlluar në ajër. Por personi në fjalë s’ka asnjë plagë nga plumbi në trup. Pasi ka marr mjekime në Orikum është shoqëruar në komisariat. Policia e Vlorës ka ngritur postobllok policor tek zona e Kalasë në ujin e ftohtë pasi dyshohet se autori apo autorët janë larguar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat