Posti i ri i Ilir Beqajt, ja cilën agjensi do të drejtojë

Shqipëria

Posti i ri i Ilir Beqajt, ja cilën agjensi do të drejtojë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 10:30
Foto

Në takimin Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqaj do të jetë në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Beqaj do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

“Gjej rastin t’i uroj punë të mbarë edhe drejtuesit të agjensisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës, Beqja nën koordinimin e të cilit jam i bindur se bashkëpunimi ynë me komunitetet e donatorëve do të përfocohet edhe më shumë”, tha Çuçi.

Kujtojmë se Beqaj mbeti jashtë qeverisë dhe Kuvendit pas zgjedhjeve të 25 prillit, por tani do të drejtojë agjensinë që merret me ndihmat e donatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat