“Shpallja ime ‘non grata’ e sponsorizuar nga Rama-Soros”/ Rama reagon ndaj deklaratës së Berishës

Shqipëria

“Shpallja ime ‘non grata’ e sponsorizuar nga Rama-Soros”/ Rama reagon ndaj deklaratës së Berishës

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:06
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e i ka cilësuar si të vërteta deklaratat e lëshuara nga ish-kryedemokrati Sali Berisha, lidhur me shpalljen e tij ‘non grata’. 

Ai tha në emision “Opinion”, se vendimi është marrë nga DASH dhe ata nuk mund të korruptohen nga multimilionerë, duke përmendur këtu Geroge Soros. Më tej ai shtoi se nëse qeveria e SHBA do të ishte e korruptuar, atëherë do të pushtohej nga njerëz të pushtetshëm financiarisht, që janë me tepricë në botë. 

“Sot Saliu është non grata sepse Amerika është një vend i korruptuar. Të thuash që Edi Rama me lobistët e tij arriti që t’i kapi dorën Sekretarit të Shtetit dhe të firmosë atë që vendosi, do të thotë këtë që them unë. Kjo është një legenosje e një partie që e kam kundërshtare. Të krijohet një dallgë revanshi nga një person i shpallur non grata nga SHBA është kulmi. Sikur të ishte një personazh kryesor i politikës edhe në Francë edhe në Gjermani kjo gjë nuk do të bëhej arsye për të ngritur një dallgë këtu që është goditur sovraniteti. Mua më duket e shëmtuar dhe qesharake. Të thuash që Edi Rama me Sorosin është bashkuar për të shpallur Saliun non grata. 

Dua t’i them shqiptarëve se kush mendon që qeveria e SHBA korruptohet nga miliarderët, unë po them që sulltanatet e Lindjet dhe të gjitha vendet e pasura me naftë do e kishin pushtuar SHBA. SHBA-të nuk bëjnë biznese të tilla. Më vjen keq”, tha Rama. 

Pyetjes se kush e “vrau” Sali Berishën, kryeministri iu përgjigj: 

“S’e vrau as SHBA, asnjë, e vrau vetja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat