IKMT pezullon punën e “Bankers-Petrolium”: Gjobë 2 milionë lekë se nuk ka larguar mbetjet e rrezikshme

Shqipëria

IKMT pezullon punën e “Bankers-Petrolium”: Gjobë 2 milionë lekë se nuk ka larguar mbetjet e rrezikshme

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Pezullohet për një periudhë të pacaktuar aktiviteti i Bankers Petrolium. Vendimi është marrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shkak të ndotjes që shkakton në zonën e Patos-Marinzës ku ushtron veprimtarinë kompania.

Pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët e IKMT në terren, është konstatuar se Bankers nuk ka larguar mbetjet e rrezikshme, siç ia detyron Leja e Mjedisit, duke shkaktuar kështu ndotje në mjedis.

Përveç pezullimit të aktivitetit, Bankers Petrolium mori edhe një gjobë prej 2 milionë lekësh.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj kompanisë merren masa për shkeljet e vazhdueshme. Edhe në vitin 2015 u urdhërua pezullimi i aktivitetit, pas sghëprthimit të dy puseve me naftë në Patos-Marinzë.

Banorët e fshatrave përreth ankohen vazhdimisht për nivelin e lartë të ndotjes dhe rrezikun e shpërthimit të puseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat