Berisha del nga prokuroria, fjalët e para për dëshminë

Shqipëria

Berisha del nga prokuroria, fjalët e para për dëshminë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 13:48
Sali Berisha

Pas mbi dy orësh në Prokurorinë e Tiranës, Sali Berisha ka dëshmuar para dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

“Ajo që dua të them është kjo: Në deklaratën time theksova se për cdo shqiptar, për cdo mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë.

Lulzim brava i rrethuar nga një bandë vrasësish trafikantësh pengmarrësish, fundamentalistësh. Kjo përbën momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrantë të shkrirjes në një të narko shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin”, tha Berisha pas perfundimit te marrjes ne pyetje.

Berisha mbërriti në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:00, i shoqëruar vetëm nga një truproje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat