Ahmetaj me ministren gjermane: I kemi bërë detyrat, negociatat duhet të nisin

Shqipëria

Ahmetaj me ministren gjermane: I kemi bërë detyrat, negociatat duhet të nisin

Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:59
Anna Luhrmann dhe Arben Ahmetaj

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka pritur në takim ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, e cila viziton për herë të parë sot Shqipërinë pas marrjes së detyrës.

Në një konferencë të përbashkët, Ahmetaj shprehu keqardhjen që nisja e negociatave me Shqipërinë ende nuk ka ndodhur, pavarësisht që sipas tij Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat.

“I shpreha keqardhjen ministres, pasi i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të nxjerrë një problematikë me Shqipërinë. Megjithatë, megjithëse Komisioni ka 3 vjet rresht që konfirmon që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, akoma nuk ka një hapje formale negociatash”, deklaroi Ahmetaj.

Ai tha të ketë kërkuar nga qeveria gjermane që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për një mundësi për lojëra të vendeve të treta.

“Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto elemente e bëjnë integrimin strategjik”, tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat