Seanca/ Zbardhen pyetjet e gjyqtarëve të Kushtetueses për përfaqësuesit e Presidentit Meta

Shqipëria

Seanca/ Zbardhen pyetjet e gjyqtarëve të Kushtetueses për përfaqësuesit e Presidentit Meta

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:51
Ilir Meta

Zbardhen disa nga pyetjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për përfaqësuesit e Presidentit, ndërkohë që vijon seanca ku po shqyrtohet shkarkimi i kreut të shtetit.

PAPAJORGJI:

4 muajt e fundit Kuvendi s’mund të ngrejë komisione hetimore. Nuk mendoni se duhet të përdoret ndonjë formulim tjetër në këtë pikë të nenit?

Ka ndonjë kufizim tjetër për kuvendit qofte dhe në periudhën fundore te mandatit të tij?

Ne lidhje me pretendimin tjetër që keni ngritur për mosmarrëveshjen kushtetuese dhe kërkoni ndërhyrjen e gjykatës për zgjidhjen e saj. Mendoni se mënyra e ngritjes së kësaj mosmarrëveshje është e duhura?

Neni 90 pika 2 e kushtetutës parashikon togfjalëshin “shkelje e rëndë e kushtetuetës”. Ju thatë s’ka asnjë fakt apo dispozitë për shkelje të K…ju pretendoni se s’ka lidhje fare shkelje të Kushtetutës, apo s’ka shkelje të rëndë të saj?

ELSA TOSKA

Ju kërkoni shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, duke u marrë vetëm me anën proceduriale, por nuk merreni me përmbajtjen. Përse ky qëndrim i juaji?

Presidenti gjatë periudhën zgjedhore ka krijuar një platformë “denonco zgjedhjen”. Mund të na thoni nëse ka praktika të ngjashme nga presidentët e mëparshëm? A mendoni ju që ky portal mbivendosje të kompetencave te institucioneve?

Presidenti është subjekt i pakushtëzuar që mund të vërë në lëvizje Kushtetutën. Për një nga vendimet që GJK ka dhënë vjet. Meta reagoi me shkresë për gjyqtarët kushtetues. Pyetja është si e kupton presidenti rolin e tij si subjekt i pakushtëzuar dhe si e sheh ai rolin e gjyqtarit kushtetues?

Pse zgjodhi presidenti I republikës të shkojë fizikisht në selinë e një partie politike?

Me çfarë lloj metodologjie mund të matet rritja apo ulja e autoritetit si përfaqësues i unitetit të popullit? Cilat do të ishin ata parametra që mund të na bënin ne që përmes disa akteve apo qëndrimeve autoriteti i presidentit është rritur dhe nuk është ulur?

Ju mbi çfarë parametrash do ta vlerësonit institucion e presidentit nëse me të njëjta sjellje dhe qëndrime për të cilat kuvendi e ka shkarkuar, presidentit nuk i është ulur autoriteti, por i është rritur?

XHAFERLLARI

Rëndësia që ka procedura në këtë lloj procesi? Do doja qëndrimin mbi këtë çështje duke marrë në konsiderate pretendimin tuaj për urgjencën me të cilën u veprua?

Në prapësimet tuaja jeni ndalur te procedura por nuk jeni zgjeruar tek faktet. Me konfirmoni nëse e kam kuptuar drejt që ju pretendoni se faktet janë të paplota?

Një nga shkeljet që është lidhur me rolin e Metës është marrëdhënie e tij me institucionet e pavarura, ku janë treguar një seri veprimesh të presidentit. A keni pasur ju kundërpërgjigje nga këto organe të pavarura, qoftë me shkrim apo ndonjë ankesë ose kallëzim për ndërhyrje ne institucionet e pavarura?

Çfarë specifike ka parimi i vazhdimësisë institucionale nga njëra legjislature tek tjetra?

Një procedurë për shkarkim e presidentit mund të bazohet tek shkelja e rëndë e kushtetutës apo edhe kryerjes së krimit të rëndë. Qëndrojnë veç e veç apo të dyja së bashku?

Një nga shkeljet është ajo e formulës së betimit. A keni koment për këtë?

Presidenti nuk mund të jetë anëtar partie. Cili është qëllimi sipas jush?

Do doja rëndësinë që ka legjitimiteti në këtë proces?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat