Shkon sonte në burg, çfarë ndodhë më tej me fatin e Saimir Tahirit?

Shqipëria

Shkon sonte në burg, çfarë ndodhë më tej me fatin e Saimir Tahirit?

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:06
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me burg. Apeli i GJKKO la sot në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Me vendim të formës së prerë Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj  burg.

Ish-ministri do të dalë kështu me pranga në duar nga ambientet e gjykatës, i shoqëruar nga policia dhe do të transferohet në ambientet e burgut 313. Saimir Tahiri prej 5 vitesh vijon betejën me drejtësinë dhe nuk mundi të faktojë pafajësinë e tij.

Por çfarë ndodh tani?

Vendimi i sotëm i Apelit është i formës së prerë, që do të thotë se do të ekzekutohet. Ish-ministri përfundon kështu në qeli. Megjithatë, ai ka të drejtë ta apelojë në shkallë të tjera. Tahiri mund të bëjë kështu rekurs në Gjykatën e Lartë duke filluar që nga dita e nesërme. Ndërkohë, këto procedura mund të ndiqen vetëm nga avokatët e tij, pasi ish-ministri do të jetë në burg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat