U përdor për vrasjen e rapsodit dhe mikut të tij, arma e gjetur në banesën e 39 vjeçarit dërgohet për ekspertizë

Shqipëria

U përdor për vrasjen e rapsodit dhe mikut të tij, arma e gjetur në banesën e 39 vjeçarit dërgohet për ekspertizë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:23
Arrestimi

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës dy ditë më parë pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit Edmond Përdoda është gjetur një armë zjarri që sipas burimeve për abcnews.al do të dërgohet për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse është përdorur në ngjarjen 27-prillit të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.

Viktimat Murrani dhe Simoni janë ekzekutuar dy vite me parë me një bresheri automatiku, prokuroria nuk përjashton mundësinë se arma e gjetur mund të jetë përdorur në këtë krim të dyfishtë.

Ashtu si vëllai i tij Aleksander Përdoda i arrestuar menjëherë pas ngjarjes, gjatë marrjes në pyetje edhe vetë Edmond Përdoda ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Lalm Lukaj.

Sipas burimeve aktualisht arma e gjetur në banese, municioni luftarak dhe një sasi baruti, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale po ndiqen si proçedim penal i ri.

Edmond Përdoda është arrestuar orët e para të mëngjesit të së premtes nga forcat RENEA në Lezhë. Ky person rezultonte në kërkim për akuzat e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat