Përndiqte vazhdimisht të miturën, ndalohet 24-vjeçari në Përmet

Shqipëria

Përndiqte vazhdimisht të miturën, ndalohet 24-vjeçari në Përmet

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar është ndaluar nga forcat e policisë në Përmet, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasi A.Z., akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase 14 vjeçe.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 14 vjeçe”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Z. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat