Përfshihet nga zjarri kati i tretë i konviktit tek Qyteti Studenti

Shqipëria

Përfshihet nga zjarri kati i tretë i konviktit tek Qyteti Studenti

Më: 9 mars 2022 Në ora: 08:40
Ilustrim

Tiranë – Një dhomë është përfshirë nga zjarri në Qyteti Studenti.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ku dhoma në katin e tretë të konviktit është përfshirë nga zjarri. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat