I dënuar me 15 vite burg/ Ekstradohet nga Stokholmi 36-vjeçari

Shqipëria

I dënuar me 15 vite burg/ Ekstradohet nga Stokholmi 36-vjeçari

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:57
Ilustrim

Një 36-vjeçar, i dënuar me 15 vite burg, është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë.

Mësohet se i ekstraduari është Bledar Haroku, 36 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Sipas uniformave blu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij  drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat