Policia rrugore kontrolle në kryeqytet, gjobiten një sërë shoferësh që nuk respektuan vizat e bardha

Shqipëria

Policia rrugore kontrolle në kryeqytet, gjobiten një sërë shoferësh që nuk respektuan vizat e bardha

Më: 1 prill 2022 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Policia Rrugore në kryeqytet ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët shkaktojnë bllokime të kalimit ose rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Përmes një komunikate për publikun policia rrugore njofton se gjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative një sërë drejtuesish mjetesh, të cilët nuk kanë respektuar vizat e bardha.

Policia i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë të gjitha shkeljet dhe rastet e paligjshmërisë në komisariatin dixhital ose duke telefonuar në numrin 112.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, atyre që cënojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, që krijojnë pengesa në qarkullim,

Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative vecanërisht :

Drejtues mjetesh të cilët nuk zbatojnë detyrimin për të ndaluar në vijat e bardha në kundërshtim të ligjit numër 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i ndryshuar neni 189 paragrafi 1.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë kontrollet e dedikuara, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, duke rritur në maksimum parametrat e sigurisë rrugore.

Gjithashtu fton të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat