I ra tulla mbi kokë, humb jetën 66-vjeçari në Ksamil

Shqipëria

I ra tulla mbi kokë, humb jetën 66-vjeçari në Ksamil

Më: 4 prill 2022 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ksamil ku një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Celi ishte duke punuar te ish-furra e bukës në Ksamil kur i ka rënë një tullë mbi kokë.

Për pasojë ai mbeti i plagosur por ndërroi jetë rrugës në spital.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat