Rama publikon projektin për sheshin e ri në Vlorë

Shqipëria

Rama publikon projektin për sheshin e ri në Vlorë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 08:28
Projekti për sheshin e ri në Vlorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar projektin e Sheshit të Ri të Flamurit në Vlorë. Rama thotë se me këtë projekt do t’i shtohet Vlorës një tjetër pjesë e bukur e mozaikut.

“MIRËMËNGJES dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t'i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me "tempullin" hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë jo)

Dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social - kulturore të vendit për të gjitha moshat.

Ppa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të "tempullit" hijezues, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat