Belind Këlliçi përballet me të papriturën në Pallatin e Kongreseve

Shqipëria

Belind Këlliçi përballet me të papriturën në Pallatin e Kongreseve

Më: 30 prill 2022 Në ora: 10:37
Belind Këlliçi

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin të shtunën Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar se është futur me vështirësi në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e Kuvendit të Partisë Demokratike, Këlliçi tha se në hyrje i kishin kërkuar një ‘Badge’ (mjet identifikimi) për tu futur brenda ambienteve.

“Nuk më lanë ta hyja në Pallatin e Kongreseve, më kërkuan një badge,”- tha Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat