Ngjarja horror në Korçë/ 40-vjeçarja transferohet në spitalin e psikiatrisë në Elbasan

Shqipëria

Ngjarja horror në Korçë/ 40-vjeçarja transferohet në spitalin e psikiatrisë në Elbasan

Më: 3 maj 2022 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Transferohet drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit nëna 40-vjeçare nga Korça.

E cila  kishte futur foshnjën e pajetë në një valixhe pasi e kishte lindur në banesë, dhe e kishte fshehur më pas në një dollap në dhomën e gjumit.

Mësohet se gjendja e saj është tejet e rënduar dhe jashtë realitetit, aq sa edhe grupi i hetimit e ka krejt të pamundur për ta marrë në pyetje për të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja tronditëse u zbulua një ditë më parë, kur bashkëshorti i saj denoncoi në polici se kishte gjetur valixhen me foshnjën e pajetë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat