Presidenti i ri/ PS mbledh të premten kryesinë e partisë

Shqipëria

Presidenti i ri/ PS mbledh të premten kryesinë e partisë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Ditën e premte në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste ku pritet të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.

Një tjetër çështje që do të diskutohet është edhe ajo e zgjedhjes së kryetarëve të PS në 61 bashki të vendit.

Në dy raundet e fundit vetëm Partia Socialiste mund të propozojë kandidatë dhe për zgjedhjen e kreut të shtetit nevojiten 71 vota.

Të premten me të njëjtën orë që PS do të ulet në tryezë për të diskutuar për presidentin, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur këshillin Kombëtar të PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat