Zhiti: Vdekja e Myftarajt ishte ikje e parakohshme, humbje dhe tragjedi për familjen

Shqipëria

Zhiti: Vdekja e Myftarajt ishte ikje e parakohshme, humbje dhe tragjedi për familjen

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:52
Kastriot Myftaraj

Shkrimtari Visar Zhiti ka komentuar vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj duke shkruar se ai krijoi një zë të veçantë në gazetari.

Zhiti shkruan se lajmi është një keqardhje e madhe për të gjitha ata që e kanë njohur, dhe se ishte ikje e parakohshme, humbje dhe tragjedi për familjen.

Zhiti: Tronditës lajmi i vetëvrasjes së gazetarit dhe studiuesit  Kastriot  Myftaraj, autor i shumë shkrimeve dhe librave dhe emisioneve televizive.  Me njohje të gjerë, hulumtues guximtar dhe tërheqës, me fantazi deri edhe alarmante, krijoi një zë të veçantë në gazetari, të thellëfutur, ndërkaq solli monografinë e parë dhe të çuditëshme, me dy volume për diktatorin Enver Hoxha, botime per posdiktaturën, partitë, portrete penguese, që la socializmi real dhe që thadroi përçudnueshëm demokracia shqiptare. Ngacmues deri në shqetësim, me deduksione të befta, edhe të frikshme, ndërkaq fitues i gjyqeve të veta, jurist me profesion, korrekt me shoqërinë etj, etj. 

Sot vrau veten, u hodh nga kati i katërt i apartamentit të  tij në Tiranë, diagonstikohej së fundmi për një sëmundje të rëndë, informojnë lajmet e sotme. Keqardhje e madhe për ne, që e kemi njohur, ikje e parakohëshme, humbje dhe tragjedi për familjen.  …Dhe m’u nëpërmend, ndoshta nga që zhvillonte emisionin televiziv me titullin sarkastik ”Ju flet Moska”, një thënie e poetit ruso-sovjetik Evgenij Jevtushenko: “Nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat