Mali i Çikës prej 5 ditësh në flakë, ministri Peleshi: Vendosëm nën kontroll zjarrin në drejtim të Palasës!

Shqipëria

Mali i Çikës prej 5 ditësh në flakë, ministri Peleshi: Vendosëm nën kontroll zjarrin në drejtim të Palasës!

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Prej 5 ditësh, Mali i Çikës në Dhërmi është përfshirë nga flakët. Pavarësisht ndërhyrjeve, flakët ende nuk janë shuar.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaron se zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se po punohet për të vendosur nën kontroll zjarrin në drejtim të Himarës.

Postimi i Niko Peleshit:

Vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që kemi në të gjithë territorin e vendit, atë në Malin e Çikës. Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat