Gomonia ndiqej nga Policia Kufitare dhe Guarda Di Financa, gjendet e djegur në zonën e Laçit

Shqipëria

Gomonia ndiqej nga Policia Kufitare dhe Guarda Di Financa, gjendet e djegur në zonën e Laçit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë nga gomonia, e cila u pikas dje në brigjet shqiptare.

Ebrieta Maçaj raporton se fillimisht mjeti është pikasur dje nga Frontex, e cila ka njoftuar Policinë Kufitare.

Menjëherë kjo e fundit ka nisur shërbimet nga Saranda në Kepin e Rodonit për të kapur mjetin në bashkëpunim më Guarda Di Financa.

Mjeti ka ecur 7 milje larg bregdetit shqiptar dhe dyshohet se kishte si destinacion Malit të Zi.

Mjeti lundrues nuk ka mbërritur në Malin e Zi, por është gjetur i djegur, në zonën e Laçit.

Mësohet së në të kanë qenë 3 persona, të cilët nuk dihen nëse kanë qenë shqiptarë apo të huaj.

Gomonia gjatë gjithë lëvizjeve ka qenë e mbuluar dhe dyshohet se në të mund të ketë pasur lëndë narkotike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat