Vrasja e Madrit Ulqinakut, mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit autori dhe miku i tij, sot jepet masa

Shqipëria

Vrasja e Madrit Ulqinakut, mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit autori dhe miku i tij, sot jepet masa

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkallës se Parë të Qarkut të Elbasanit Horgito Peqini, autori vrasjes së-33 vjeçarit Madrit Ulqinakut dhe miku ti Klaudio Sallufi.

Sot jepet masa e vlerësimit të arrestimit, pasi Prokuroria Elbasan ka kërkuar masën arrest me burg.

Pajtime Fetau do të jetë gjyqtarja e seancës, ndërsa Prokuror do të jetë Arben Berexha, avokatët do të zgjidhen nga gjykata.Ngjarja ndodhi në datën 17 Gusht ku Horgito Peqini së bashku me miqtë e tij për motive te dobëta është ndeshur me 33 -vjeçarin Madrit Ulqinaku.

Pas vrasjes ai u arratis dhe policia nuk po mundi ta kapte.

Kane qene familjarët e Horgito Peqinit të cilët çdo ditë dite ishin ne komisariatin e Policisë Elbasan, pasi kanë dashur shoqërimin e tij dhe ai në fund është vetëdorëzuar ku me pas ka treguar dhe se ku e kishte hedhur armën me te cilën kreu vrasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat