Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Shqipëria

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Në Pikën Kufitare të Kapshticës ka probleme me sistemin TIMS, prej mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se prej 12 orësh në doganën e Kapshticës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave veprimet për hyrjet daljet e qytetarëve bëhen manualisht.

Sipas drejtorisë së  kufirit, bëhet me dije se po punohet me regjistra, por nuk ka radhë mjetesh.

Deri tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e policisë kufitare që bëjnë regjistrimin e qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat