​Eksportet e mallrave në Shqipëri rritje me 37.9 % për 9-mujorin

Shqipëria

​Eksportet e mallrave në Shqipëri rritje me 37.9 % për 9-mujorin

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 20:27
Ilustrim

Eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 366 miliardë lekë, gjatë 9-mujorit janar-shtator të këtij viti, duke shënuar rritje me 37.9 %.

INSTAT publikoi sot raportin “Tregtia e jashtme” për periudhën janar-shtator, sipas të cilit grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 11.1 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 10,9 %, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.6 %.

Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 695 miliardë lekë, duke u rritur me 25.1 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT-it, në nivelin e importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me 8.8 %, “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 5.7 % dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 5.2 %.

Deficiti tregtar, referuar INSTAT-it, arriti vlerën 329 miliardë lekë, duke u rritur me 13.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat