Aksion policor në një dyqan celularësh në Tiranë, policia i vë prangat biznesmenit

Shqipëria

Aksion policor në një dyqan celularësh në Tiranë, policia i vë prangat biznesmenit

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tregtimit të aparateve celulare të kontrabanduara dhe ka vene ne pranga pronarin e biznesit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 4”, kanë arrestuar shtetasin E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 45-vjeçarit, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 26 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat