Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, arrestohet 55-vjeçari

Shqipëria

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, arrestohet 55-vjeçari

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 16:38
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar.

Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat