Primare pa manipulime e blerje votash? Alimehmeti: Proces i pastër, forcat politike e media i kërkojnë me lupë

Shqipëria

Primare pa manipulime e blerje votash? Alimehmeti: Proces i pastër, forcat politike e media i kërkojnë me lupë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 17:58
Ilir Alimehmeti

Kandidati për Primare i Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në një intervistë për Ora News ku u pyet dhe për procesin e primareve dhe për mundësinë e manipulimeve apo blerjeve të votave.

Për këtë ai u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë moment, edhe pse forca të tjera politike e media po i kërkojnë me lupë.

A keni besimin që do të jetë një proces i pastër, pa akuza për manipulime apo blerje votash?

Ilir Alimehmeti: Apsolutisht që po. Ne tashmë kemi disa javë që jemi aktivisht në proces. Por përpara kësaj, duke qenë anëtar i këshillit Kombëtar, kam qenë aty kur janë miratuar të gjitha aktet me shumicë, debate e diskutime. Kjo është gjë e mirë të ketë diskutime.

Nuk ka asnjë gjë në këtë moment që të na bëjë të dyshojmë as të mendojmë se ka të tilla situata të veçanta. Ju e dini se sa shumë forcat e tjera politike, media, po i kërkojnë me lupë që ti gjejnë këto elemente dhe ju e shihni se de facto, nuk ka dalë asgjë askund, në Tiranë por dhe 60 bashkitë e tjera veç Tiranës.

Procesi është transparent, i qartë. I është bërë kërkesë qytetarëve të regjistrohen si simpatizantë, ka kohë edhe ditën e nesërme dhe njerëzit mund të regjistrohen.

Sa i takon këtij diskutimi nuk ja vlen as ti futesh se ke fituar primaret, nuk ke vende pune në dorë. Është e qartë fare. Jo, jo. Është shumë e thjeshtë se ne jemi pjesë e këtij komuniteteti.

Flisni, pyesni njerëzit dhe do ta shihni se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ajo çka është në këtë moment, janë disa oferta, për bashki të ndryshme. Për bashkinë e Tiranës janë 7 oferta, ku votuesit e djathtë do të kenë mundësi të zgjedhin një prej këtyre oferta për ta zgjedhur ai anëtar apo anëtare për zgjedhjet e 14 majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat