Shpërthen në flakë kabina elektrike, OSHEE dhe policia zbarkon në Lazarat

Shqipëria

Shpërthen në flakë kabina elektrike, OSHEE dhe policia zbarkon në Lazarat

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 10:37
Lazarat

Në fshatin Lazarat të Gjirokastrës një kabinë elektrike ditën e sotme është shkrumbuar nga flakët, si pasojë  gjysma e fshatit ka ngelur pa energji elektrike. PMNZSH, OSHEE dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë.

Njoftim:

Një kabinë elektrike është shkrumbuar nga flakët në Lazarat të Gjirokastrës. Si pasoj gjysma e fshatit ka mbetur pa energji elektrike. Kabina elektrike ishte e vendosur në lagjen Kordhocë pjesa e poshtme e fshatit Lazarat ku njëra prej kabinave u dogj.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e një ngjarjeje që do shkaktonte situate kritike.

Shkaqet e zjarrit po hetohen ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër. Situata u vendos nën kontroll sa i takon flakëve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat