IKMT prish me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh pa leje në Dhërmi

Shqipëria

IKMT prish me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh pa leje në Dhërmi

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi.

Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror.

Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive.

Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00. Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat