Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, policia apel shoferëve për të treguar kujdes

Shqipëria

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, policia apel shoferëve për të treguar kujdes

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 10:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Mjegulla e dendur ka mbuluar këtë mëngjes ultësirën e Kukësit, përgjatë së cilës shtrihet edhe Rruga e Kombit.

Që prej mbrëmjes së kaluar dendësia e mjegullës ka ardhur në rritje duke kushtëzuar edhe drejtuesit e mjeteve për kufizim shpejtësie gjate udhëtimit ne kushtet e pamjes se kufizuar.

Përveç kufizimit të pamjes, mjegulla ka krijuar edhe lagështi në rrugë çka e shton më tepër problematikën.

Përgjatë gjithë aksit ka patur monitorim rruge.

Policia rrugore ka këshilluar edhe drejtuesit e mjeteve për të treguar kujdes të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat