Moti i keq, erërat e forta lënë pa energji elektrike disa zona në Fier

Shqipëria

Moti i keq, erërat e forta lënë pa energji elektrike disa zona në Fier

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Për shkak të motit të keq dhe erërave të forta, disa zona në Fier kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas qytetarëe në Levan dhe Cakran energjia elektrike është ndërprerë që në orët para të mëngjesit.

Ndërkohë nga OSHEE bëhet me dije se po punohet për përmirësimin e situatës, ndërsa shkak i ndërprerjes së dritave është bërë moti i keq.

Problem tjetër për banorët e zonës janë dhe vatrat e zjarrit të cilat janë duke përparuar me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat