Vendimi për vulën e PD, gjykata përballet me presione? Kush është zëvendësja e Agaçit që dyshohet se po ‘negocion’ për Alibeajn

Shqipëria

Vendimi për vulën e PD, gjykata përballet me presione? Kush është zëvendësja e Agaçit që dyshohet se po ‘negocion’ për Alibeajn

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:55
Elira Kokona.

Gjykata dyshohet se po përballet me presione në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, çështje për të cilën vendimi do të shpallet ditën e nesërme.

Media raporton se bëhet fjalë për zv/sekretaren e Përgjithshme të Kryeministrisë, Elira Kokona.

Kokona raportohet se po u bën presion përfaqësuesve të drejtësisë, që vula t’i kalojë Enkelejd Alibeajt dhe grupit të drejtuar prej tij.

Sipas Syri TV, Kokona është një nga personat më të afërt të Ramës, dhe është angazhuar në vend të Ëngjëll Agaçit për çështjet me drejtësinë. Vendimi për vulën pritet të merret të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat