Vendimi i “Apelit” për “vulën” e PD-së, Bylykbashi: Përpjekje për të përjshtuar opozitën nga zgjedhjet

Shqipëria

Vendimi i “Apelit” për “vulën” e PD-së, Bylykbashi: Përpjekje për të përjshtuar opozitën nga zgjedhjet

Më: 4 mars 2023 Në ora: 17:49
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u shpreh se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit për “vulën” e PD-së ishte një vendim për përjashtimin e kësaj force politike nga zgjedhjet.

Komentet Bylykbashi i bëri teksa ishte i ftuar në News 24, ku tha se gjykata mori vendim nën presionin e Ramës.

Ai shtoi se Rama e ka vënë gjyqësorin nën diktatin e tij përmes reformës në drejtësi.

Sipas Bykykbashit Alibeaj nuk mund të ishte palë në këtë proces gjyqësor, pasi nuk kishte qenë palë as në gjyqin e zhvilluar në “shkallën e parë” dhe sipas tij ky është një precedent i rrezikshëm për drejtësinë.

“Isha pjesë e procesit, i cili konkluzionin e ka shumë të qartë. Tregoi se si Rama e ka vënë gjyqësorin në diktatin e tij me reformën në drejtësi.

Reforma dihej që do dështonte për shkak të kapjes së gjyqësorit.

Gjykata nën kapjen dhe presionin e Ramës mori vendimin për të përjashtuar PD nga zgjedhjet.

Vendimi i njollë e zezë për sistemin e drejtësisë, u shkelën parimet.

S’mund të jetë palë në Apel ai që nuk ka qenë palë në shkallën e parë.

Asnjë jurist me 2 para mend në kokë nuk e pret atë lloj vendimi, juristët sot janë të habitur se si është njohur si palë.

Kur dikujt që i kanë thënën në shkallën e parë, kërkesa e Alibeajt për të përjashtuar gjyqtarin e Shkallës së parë. Gjyqtari që e shqyrtoi i tha s’mund të bëni këtë kërkesë se nuk jeni palë. Alibeaj e pranoi se nuk e ankimoi vendimin.

U vendos dje një precedent i rrezikshëm, dhe nuk dihet nëse do shtrihet vetëm në raste politike apo do të përdoret edhe për çështje civile, raste pronësore apo të tjera të ngjashme.

Në aspektin ligjor nuk mund të thoja që e prisja një vendim të tillë, por duke qenë pjesë e politikës, nisur nga fakti që ministrja e Jashtme i thotë ambasadorëve, e kemi nën kontrol dhe vendimi do jetë ky dhe një javë më parë, kishte një favor dhe një arsye në javën e fundit. Ramës i duhej një çështje që do ndryshonte narrativën politike pas çështjes McGonigal.

Edhe dje vura theksin tek presioni i Ramës, i duhej ky vendim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat