A do regjistrohet opozita e vulës në zgjedhje? Analisti ‘trondit’ me deklaratën dhe “zbërthen” skenarin

Shqipëria

A do regjistrohet opozita e vulës në zgjedhje? Analisti ‘trondit’ me deklaratën dhe “zbërthen” skenarin

Më: 11 mars 2023 Në ora: 08:59
Partia Demokratike

Analisti i njohur, Arjan Curri shprehet se Partia Demokratike nuk ka interes që të hyjë në zgjedhjet e 14 Majit. Thënë kjo, sipas tij grupi i Alibeajt po luan “viktimën” për të shmangur zgjedhjet pasi e dinë që do të dalin me rezultat të dobët. Ai shtoi se nuk i kanë dërguar vetë letrat siç duhet në KQZ për këtë arsye.

I pyetur nga Arjan Çani në emisionin “Zonë e Lirë” nëse Lulzim Basha do të firmosë dokumentet e kërkuara nga KQZ, Curri tha:

“Nuk mendoj se do ta bëjë. Nuk do të shkojë. Në të tilla raste do ta apelojnë vendimin në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor dhe nëse janë nën kontrollin e amerikanëve do t’i pranojnë letrat siç janë dhe nëse nuk janë, nuk futet PD e Vulës. Mund të jetë një lloj strategjie e PD që të mos futet në zgjedhje“, tha ai.

“I kanë bërë vetë letrat gabim sepse do të dilnin shumë keq. Duke mos u futur luajnë pak viktimën se nuk na futën“, tha Curri duke shtuar se “shumë shpejt Basha do të kthehet si kryetar i PD të vulës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat