“Fati” i Berishës në dorën e ish ministrit të tij, Koli Beli shqyrton ankimimin e Alibeajt

Shqipëria

“Fati” i Berishës në dorën e ish ministrit të tij, Koli Beli shqyrton ankimimin e Alibeajt

Më: 12 mars 2023 Në ora: 18:08
Koli Beli

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka hedhur shortin për relatorët, që do të shqyrtojnë pretendimet e ngritura nga “grupi i sali berishës dhe nga partia demokratike zyrtare.

Shorti për kërkesën e grupimit të “Rithemelimit” i ka rënë Ilir Rusmajlit, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë e Berishës.

Ai do të vendosë për kërkesën e “Rithemelimit”, që pretendon se i takon vula e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, shorti përcaktoi edhe relatorin e dytë, Koli Bele, i cili do të shqyrtojë kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit apeloi vendimin e Celibashit, që kërkoi firmën e Lulzim Bashës, në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat