Radhë të gjata në doganën e Bllatës në Dibër, qytetarët shqiptarë dynden drejt Maqedonisë

Shqipëria

Radhë të gjata në doganën e Bllatës në Dibër, qytetarët shqiptarë dynden drejt Maqedonisë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 13:51
Kolona

Fundjava ka shënuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut në Bllatë të Dibrës.

Dhjetëra automjete kanë pritur me orë për të kaluar në shtetit fqinj dhe sipas drejtuesve të mjeteve nuk kanë një shpjegim për vonesën që është krijuar.

Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare, pasi nga pala maqedonase nuk ka vonesa.

Fundjavat shënojnë një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve nga Dibra dhe Bulqiza drejt shtetit fqinj.

Banorët e këtyre dy zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte për konsum dhe furnizohen me karburant për shkak se çmimet janë shumë më të ulta se në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat