Fushatë në derën e Çamërisë, Idrizi: Garojmë vetëm, nuk kemi as tokë e as det për të falur

Shqipëria

Fushatë në derën e Çamërisë, Idrizi: Garojmë vetëm, nuk kemi as tokë e as det për të falur

Më: 15 prill 2023 Në ora: 20:00
Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit në varrezat monumetale “Trëndafilat e Çamërisë” Kllogjer.

Ai tha se kanë zgjedhur të garojnë sërish të vetëm pasi nuk kanë as tokë, as det për të falur. Me ironi për premtimin e Belind Këlliçit rreth transportit urban falas, Idrizi thotë se debati duhet të bëhet për ekonominë, jo për autobusët.

Ne kemi ngritur zërin për çdo rast dhe për çdo tentativë për demilitimin e detit Jon. Ne nuk kemi as tokë, as det për të falur. Na mjafton dhimbja e Çamërisë dhe e drejta për t’iu kthyer asaj. Ne vend që ne të bëjmë debat pikërisht për Shqipërinë që prodhon, për Shqipërinë që punon, për Shqipërinë e cila ka eksportuar 1.3 milion vëllezër dhe motrat tanë dhe importon 1.5 miliard vetëm ushqime, vetëm fruta, vetëm zarzavate. Prandaj, lëreni debatin shterpë për autobusin me lekë e autobusin pa lekë, por hajde të bëjmë debat për ekonominë, për Shqipërinë që prodhon, ashtu siç po bëjnë sot, të gjithë këta fermerë në këtë zone të bekuar nga Zoti.

Ne, sot erdhëm në Kllogjër, tek trendafilat e Çamërisë, për të nisur rrugëtimin tone për një betejë elektorale. Në gjithë momentet tona të vështira, të rrugëtimit tonë politik e njerëzor, ky vend na ka ngritur gjithmonë si feniksi. Sot vijmë si një forcë politike serioze, me 4 deputetë dhe një histori më shumë se 1 dekadë. Sot, trëndafilat e Çamërisë janë këtu me ne, e simbol të tyre janë edhe këto lule që ne I kemi përqark kësaj foltoreje. Jermi këtu për të marrë bekimin e tyre në rrugëtimin tone. Sot, ne kërkojmë bekimin e të pareve, martirëve të atdheut, që të vazhdojmë të punojmë për ardhe dhe komb”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat